Lajme

Kompleksi i Jasharajve në Prekaz propozohet për mbrojtje të përhershme nga shteti

Kompleksi Memorial “Adem Jashari“ në Prekaz të Skenderajt është njëri nga 54 asetet që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka propozuar për të marrë statusin e monumentit nën mbrojtje të përhershme.

Pak ditë para ndërrimit të moteve, MKRS dërgoi në Këshillin e Kosovës për Trashëgiminë Kulturore dosjet e 54 aseteve të trashëgimisë arkitekturale dhe arkeologjik për vlerësim nëse mund apo jo të përfshihen në Listën e trashëgimisë nën mbrojtje të përhershme.

Pas insistimit të KALLXO.com, MKRS ka treguar se cilat prej aseteve të Trashëgimisë Kulturore janë përzgjedhur për propozim për t’u përfshirë në këtë listë.

Asetet e dërguara në KKTK nga MKRS janë bërë pas propozimeve të Qendrave Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (QRTK) dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës, (IAK).

Zana Fetiu, këshilltare për media e ministrit të MKRS-së, ka bërë të ditur për KALLXO.com, se në KKTK për trajtim janë dërguar dosjet e 54 aseteve; të kategorisë arkitekturale.

10 nga këto dosje janë nga Rajoni i Prishtinë, 13 nga rajoni i Prizrenit, 12 dosje nga rajoni i Gjilanit, 7 nga Mitrovica, 5 nga Peja, 7 dosje nga Gjakova dhe 7 dosje të tjera të trashëgimisë arkeologjike.

Përveç Kompleksit të Jasharajve, për përfshirje në listë të mbrojtjes së përhershme është propozuar edhe: Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Qendra Historike e Prizrenit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë, Shtëpia muze e Ukshin Hoti në Krushë të Madhe të Rahovecit, Kompleksi “Kisha dhe Xhamia” në Ferizaj, etj.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë


Trajtimi i dosjeve të aseteve nga KKTK-ja do bëhet në fillim të këtij viti.

Asetet e propozuara:

Kategoria: Trashëgimia Arkitekturale

Prishtinë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani” – Prishtinë;  Biblioteka “Hivzi Sylejmani” – Prishtinë;  Hamami i Madh – Prishtinë; Kulla e Sahatit – Prishtinë; 5.  Muzeu i Kosovës – Prishtinë; Shatërvani i vjetër – Prishtinë;  Shtëpi Banimi, “Hyjnilerët” – Prishtinë;  Varrezat hebraike, Tauk Bashqe – Prishtinë;  Xhamia e Çarshisë – Prishtinë: Xhamia e Jashar Pashës – Prishtinë.

Prizren

Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; Kisha Katolike “Zonja Ndihmëtare” – Prizren; Kino “Lumbardhi” – Prizren; Kroi i Binbashit – Prizren;  “Namazgjahu” – Prizren;  Nishani i Emin Pashës – Prizren;  Nishani i Suziut – Prizren;  Shtëpia e Musa Shehzades – Prizren;   Ura e vjetër në Grykën e Lumbardhit-  Prizren;  Shtëpia muze e Ukshin Hoti, Krushë e Madhe – Rahovec;  Kulla e Sahatit- Rahovec; Kompleks banimi i familjes Hadro – Prizren; Qendra Historike e Prizrenit.

Gjilan

Atik Xhamia; Shtëpia  e Zekeria Abdullahut – Gjilan;  Shtëpia e Muhamer Shabanit, Përlepnicë;  Shtëpia e Haxhi Ahmetit, Remnik – Viti;  Kisha e “Shën Anës”, Dunav;  Shkolla e muzikës – Gjilan; Kisha e “Shndërrimit”, Pasjan – Partesh;  Teqja në Topanicë – Kamenicë;  Xhamia e Sinan Pashës – Kaçanik;  Kompleksi “Kisha dhe Xhamia” – Ferizaj; Objekti i ish- depos ushtarake turke – Gjilan; Objekti i “Kaimekamllakut”- Gjilan.

Lexo më shumë  Flamuri shqiptar ngrihet në New York në 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Mitrovicë

Kompleksi Memorial “Adem Jashari“ në Prekaz – Skenderaj;  Hamami në Vushtrri; Hamami në Mitrovicë;  Ndërtesa e Hotelit “Jadran” – Mitrovicë;  Shtëpia e Xhafer Devës – Mitrovicë’ Kulla e Isa Boletinit, Boletin – Zveçan;  Kulla e Rexhë Gashit, Abri e Ulët – Skenderaj.

Pejë

Konaku i Tahir Beut – Pejë; Bajrakli Xhamia – Pejë;  Konaku i Kasapollëve – Pejë;  Kulla e Ali Gecit, Llukë e Ulët – Deçan; Kulla e Hasan Rexhë Salihaj, Shushicë e Ulët – Istog.

Gjakovë

Shtëpia tradicionale e Mazllom Zherka – Gjakovë; Kulla e Tosum Beut – Gjakovë; Kulla e Koshit – Gjakovë;  Kisha Katolike e “Shën Antonit” – Gjakovë;  Tërësia Urbanistike “Çarshia e Madhe” – Gjakovë;  Ura e Terzive-  Gjakovë; Ura e Tabakëve – Gjakovë.

Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike

Qyteti mesjetar i Novobërdës; Shpella e Radavcit – Pejë; Vendbanimi në Gllamnik – Podujevë;  Katedralja e “Shën Nikollës” – Novobërdë;  Xhamia e Trepçës, Mazhiq – Mitrovicë; Gërmadhat e kishës  latine/katolike Sakse, “Shën Pjetri”, Stan Tërg- Mitrivicë; Ura gurit – Vushtrri.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *