Bota

Kompanitë irlandeze refuzojnë të ofrojnë karburant për Ambasadën ruse në Dublin

Kompanitë në Irlandë kanë refuzuar t’i shesin karburant dizel Ambasadës të Federatës së Rusisë në Dublin si shenjë proteste ndaj agresionit ushtarak rus Ukrainë.

Sipas Irish Mirror, Ambasada ruse kishte mungesë karburanti në një letër dërguar Ministrisë irlandeze të Punëve të Jashtme.

“Furnizuesi aktual i karburanteve ka refuzuar të furnizojë me naftë misionin tonë. Ambasada kontaktoi furnitorë të tjerë në zonën e Dublinit, por ata të gjithë refuzuan të bashkëpunonin”, thuhet në letër.

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

Në këtë letër gjithashtu kërkohet që Ministria e Jashtme të ndërhyjë në atë siç e kanë quajtur “diskriminim të qartë”.

Po ashtu, Banka e Irlandës ka vendosur të pezullojë llogaritë e Ambasadës ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *