Bota

Kompanisë Meta i kërkohet heqja e përmbajtjeve joetike

Udhëheqësit fetarë i kanë kërkuar shefit ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg, t’i ndalojë planet e kompanisë për një version ndryshe të Instagramit, që synim ka përfshirjen e të rinjve. Nëpërmjet një letre dërguar Zuckerbergut, udhëheqësit kërkuan që të hiqen përmbajtjet “joetike dhe frymëzimet që s’janë në të mirën e fëmijëve”.

Lexo më shumë  Izraeli paralajmëron rifillimin e luftës me Iranin, pret dritën e gjelbër nga ShBA-ja

Siç bëhet e ditur, Instagrami dhe kompania mëmë Meta Platforms, janë nën vëzhgim intensiv mbi ndikimin e mundshëm në shëndetin mendor, imazhet e trupit dhe sigurinë e përdoruesve.

Ky reagim i institucioneve fetare erdhi pas publikimeve të Frances Haugen, që zbuloi dokumentet e brendshme të kompanisë rreth qasjes ndaj përdoruesve të rinj.

Kompanitë e mëdha, përfshirë Facebookun e Zuckerbergut, kanë bërë përditësime të shumta muajve të fundit, kryesisht mbi sigurinë e të dhënave.

Lexo më shumë  Donald Trump njofton zgjatjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit për tre javë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *