KryesoreLajme

Kompania holandeze e Inceneratorit të Tiranës, ndërpret kontratën me Klodian Zoton

GeoGenix B.V. ortaku i vetëm i shoqërisë Integrated Energy BV SPV Sh.p.k, në Inceneratorin e Tiranës, ka vendosur të ndërpresë kontratat me dy kompanitë e konsulencës që janë pjese e hetimit për Inceneratorët.

Në një deklaratë të lëshuar në 15 mars, Kompania ndërkombëtare, GeoGenix B.V. që është një bashkim operatorësh evropianë në fushën e  industrisë dhe inxhinierisë, sqaron pozicionin e saj në lidhje me hetimet që po bëhen në Shqipëri: ” Duke ndjekur problematikat e ngritura ndaj këtyre shoqërive, si dhe duke mos dashur të ndërhyjmë në diskursin politik dhe/apo ligjor lidhur me ta, si bord drejtues kemi diskutuar me përgjegjshmëri të lartë duke arritur në përfundimin se është në interesin më të mirë të aktivitetit të Shoqërisë tonë ndërprerja e menjëherëshme, pa asnjë paragjykim, prej Integrated Energy BV SPV Sh.p.k. e të gjitha marëdhënieve kontraktuale me Shoqëritë Zoto Consulting Sh.p.k., Integrated Technology Services Sh.p.k., si edhe Consulting SE Sh.p.k..”.

Kështu kompania Hollandeze, ka vendosur të shkëpusë të gjitha lidhjet me hetimin dhe me debatin publik rreth inceneratorëve. Më poshtë është deklarata e plotë. GeoGenix B.V. ortaku i vetëm i shoqërisë Integrated Energy BV SPV Sh.p.k., ka monitoruar gjatë gjithë kohës ngjarjet që përfshijnë dhe përfliten për investimet tona në Shqipëri, veçanërisht referuar lidhjeve të përfolura në media dhe në arenën politike. Referuar përfundimit të punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për Impiantet e Trajtimit të Mbetjeve Urbane, GeoGenix B.V. e ka vlerësuar si kohën e përshtatshme për të trajtuar temat e mëposhtme, të cilat duket të jenë thelbësore për një numër pretendimesh të ngritura.

Lexo më shumë  Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte ndaj shqiptarëve

GeoGenix B.V. është dhe ka qenë gjithmonë një bashkim operatorësh lider evropianë në fushën e  industrisë dhe inxhinierisë me objektivin që të sjellin së bashku teknologjitë më të specializuara dhe të përparuara në Industrinë e Menaxhimit të Mbetjeve. Duke operuar në nivel global, me projekte në vende të ndryshme të botës, GeoGenix B.V. bashkëpunon me partnerë dhe konsulent lokalë për të asistuar në klimën e biznesit dhe aktivitetet e ndryshme në vend. Në këtë aspekt, Zoto Consulting Sh.p.k.dhe Consulting SE Sh.p.k. kanë funksionuar si konsulent lokal dhe Integrated Technology Services Sh.p.k. si nënkontraktor i Integrated Energy BV SPV Sh.p.k.

 Duke ndjekur problematikat e ngritura ndaj këtyre shoqërive, si dhe duke mos dashur të ndërhyjmë në diskursin politik dhe/apo ligjor lidhur me ta, si bord drejtues kemi diskutuar me përgjegjshmëri të lartë duke arritur në përfundimin se është në interesin më të mirë të aktivitetit të Shoqërisë tonë ndërprerja e menjëherëshme, pa asnjë paragjykim, prej Integrated Energy BV SPV Sh.p.k. e të gjitha marëdhënieve kontraktuale me Shoqëritë Zoto Consulting Sh.p.k., Integrated Technology Services Sh.p.k., si edhe Consulting SE Sh.p.k.. Në këtë këndvështrim, vlen për të sqaruar faktin, se këto Shoqëri dhe zotëruesit e tyre, nuk kanë asnjë lidhje tjetër veç bashkëpunimit në formën e nënkontraktimit me Shoqërinë tonë.

Lexo më shumë  Kurti: Platforma E-Komuna u mundëson qytetarëve shërbime më të mira

 GeoGenix B.V. i falenderon për punën dhe ndihmën e tyre të deritanishme. GeoGenix B.V. vlerëson fuqimisht dhe para së gjithash vlerat dhe reputacionin e saj, duke synuar të punojmë me transparencë dhe integritet dhe të mbajmë stafin dhe nënkontraktorët tanë në standardet më të larta të etikës.

 Pavarësisht sa më lart, GeoGenix B.V. si ortake e vetme e shoqërisë koncensionare Integrated Energy BV SPV Sh.p.k., garanton vazhdimin e realizimit të kontratës së koncensionit në përputhje me angazhimet kontraktuale. Ne jemi të sigurt në realizimin e këtij projekti koncesionar dhe në përmbushjen e detyrimeve nga të gjitha palët e përfshira.

GeoGenix B.V. ofron zgjidhje mjedisore afatgjata të qëndrueshme në industrinë ndërkombëtare të menaxhimit të mbetjeve dhe bashkëpunon me shoqëritë evropiane lidere të industrisë dhe inxhinierisë në përmbushje të  projekteve të tij të biznesit. /dosja.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *