Bota

Kompania amerikane prezanton robotin që ka të montuar në trup një snajper

Kompania e specializuar për robotët e ushtrisë, Ghost Robotics, ka prodhuar robotin në të cilin është montuar një pushkë snajper.

“Shtet e Bashkuara dhe forcat speciale të aleatëve do t’i pajisim me inovacione”, thuhet në postimin e Ghost Robotics në Twitter, ku përbri saj është publikuar edhe fotografia e robotit të pajisur me një pushkë snajper.

Pushka e njohur si SPUR është prodhuar nga kompania Sword International. Kjo kompani këtë armë e përshkruan si “pushkë për qëllime dhe misione speciale”.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron
https://twitter.com/Ghost_Robotics/status/1447699250570203137?s=20

“SPUR është dizajnuar për shkrepje precize nga një platformë e automatizuar siç është roboti Vision-60 që prodhohet nga Ghost Robotics. Falë sensorëve të avancuar, SPUR mund të funksionojë në kushte të ndryshme, si natën ashtu edhe ditën”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Megjithatë, nuk dihet shkalla e autonominë të robotit të armatosur si dhe nëse do të kontrollohet nga njeriu. Ajo çfarë dihet që kjo pushkë përdor plumba të kalibrit 6.5 milimetra që janë zhvilluar për shkrepje nga distanca të mëdha.

Lexo më shumë  Ndërpriten mijëra fluturime – Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *