Bota

Kompania Alibaba heq nga puna 40 për qind të stafit të AliExpressit në Rusi

Kompania e tregtisë elektronike, Alibaba, ka pushuar nga puna rreth 40 për qind të stafit në sipërmarrjen e saj të përbashkët ruse pasi kriza e vazhdueshme në Ukrainë ka ndërprerë biznesin ndërkufitar, transmetoi Reuters.

Edhe pse gjiganti kinez i tregtisë elektronike nuk ka komentuar mbi largimin e punëtorëve, një punonjës ka thënë se nuk dihet ende nëse do të ketë largime të tjera nga puna, pasi disa nga stafi i pushuar nga puna zgjodhën të largoheshin vullnetarisht dhe disa u zhvendosën, raportoi Nikkei të premten.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Sipas raportit, ndarja tregtare u godit më së shumti.

AliExpress Russia, një sipërmarrje e përbashkët e nisur në vitin 2019 nga Alibaba dhe partnerët rusë, operon transaksione të brendshme dhe ndërkufitare.

Kompania varet nga shitjet ndërkufitare për më shumë se tre të katërtat e biznesit të saj. Përveç pandemisë gjatë dy vjetve të fundit, ajo është ndikuar edhe nga pasojat e luftës Rusi-Ukrainë.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *