KryesoreLajme

Komisioni për Planifikim Strategjik shqyrton aplikimet për WBIF

Sot është mbajtur mbledhja e Komisionit për Planifikim Strategjik, në të cilën u shqyrtuan aplikimet për raundin e radhës të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor apo WBIF.


“Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor ka hapur dy thirrje: për raundin 31-të të granteve të asistencës teknike dhe për raundin 10E të granteve investuese. Sot do të miratojmë aplikimet për thirrjen e hapur për grantet e asistencës teknike, që do të shfrytëzohen për të përgatitur dhe ndihmuar zbatimin e investimeve infrastrukturore”, u shpreh kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij hyrëse.

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza


Ai shtoi se burimi i financimit të projekteve infrastrukturore përmes mekanizmit të WBIF, do të jetë nga Plani i Rritjes dhe aprovimi i thirrjeve në fushat e energjisë, transportit, infrastrukturës digjitale dhe kapitalit njerëzor, do të jetë sipas përmbushjes së reformave të cilat institucionet vendore i kanë dakorduar me Komisionin Evropian në kuadër të Agjendës së Reformave për Planin e Rritjes së BE-së.


“Kosova është në proces të finalizimit të procesit të negocimit të agjendës së reformave, proces ky në të cilin jemi ndër shtetet e vetme të rajonit për të mos thënë i vetmi që kemi respektuar të gjitha afatet shumë ambicioze të caktuara nga BE-ja qysh nga fillimi. Në javët në vijim presim që procesi të përmbyllet me nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të marrëveshjeve me BE-në për sa i përket instrumentit të ri si dhe marrëveshjes së veçantë për huadhënie”, tha kryeministri.

Lexo më shumë  Me 81 vota pro, miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

Rruga Press

YouTube player