Lajme

Komisioni i Venecias në tetor shprehet për zgjedhjet e 30 qershorit

Komisioni i Venecias do të japë mendimin përfundimtar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit në muajn tetor, sipas kalendarit të punimeve të komisonit.

Në korrik Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias për çështjen e kushtetueshmërisë së zgjedhjeve në 30 qershor 2019.

Kushtetuesja i drejtoi tre pyetje Komisionit:

E para nëse ka apo jo ajo kompetencë të shqyrtojë kushtetueshmërinë e procesit zgjedhor.

Lexo më shumë  Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

E dyta cili parim kushtetues prevalon periodiciteti i zgjedhjeve apo i pluralizmit politik

E treta nëse është cënuar e drejta e votuesve për të pasur mundësi zgjedhjeje.

Padia për zgjedhjet e 30 qershorit u çua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive e kryesuar nga Voltana Ademi.

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 u bojkotuan nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duke e lënë praktikisht pa kundërshtarë Partinë Socialiste e cila tani kontrollon 61 bashkitë e vendit.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *