Bota

Komisioni Evropian: Tërheqja e Rusisë nga Ukraina, kusht kryesor për heqjen e sanksioneve të BE-së

Tërheqja e forcave ruse nga territori i Ukrainës do të jetë një nga kushtet kryesore për heqjen ose ndryshimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Moskës. Kështu njoftoi zëdhënësi i Komisionit Evropian, në përgjigje të kërkesës së Rusisë për rishikimin e masave ndëshkuese.

Komisioni theksoi se pozicioni i BE-së mbetet i pandryshuar: sanksionet kundër Federatës Ruse janë vendosur për shkak të agresionit të saj ushtarak ndaj Ukrainës dhe do të qëndrojnë në fuqi deri sa të arrihet një tërheqje e plotë nga territori ukrainas.

Lexo më shumë  Ukraina heq paralajmërimin për të mos udhëtuar në Hungari

“Ne i kemi vendosur këto masa si përgjigje ndaj veprimeve të paligjshme dhe të pajustifikueshme të Rusisë. Për çdo rishikim të tyre, nevojitet ndryshim konkret i sjelljes nga ana e Moskës”, tha zëdhënësi i Komisionit.

Sipas tij, çdo vendim për zbutjen apo heqjen e sanksioneve do të merret në mënyrë unanime nga vendet anëtare të BE-së dhe do të bazohet në realitetin në terren, jo në kërkesa të njëanshme.

Lexo më shumë  Ish-drejtori i CIA-s bën thirrje për shkarkimin e Trump: I papërshtatshëm dhe i paqëndrueshëm

BE ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë që prej vitit 2014, të cilat janë përforcuar ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

Rruga Press

YouTube player