KryesoreOpinion/Aktualitet

Komisioni Evropian mundet vetëm ta ekspozojë dobësimin e vet, por nuk mund ta fuqizojë Ramën përballë një proteste demokratizuese

Shkruan Gent Amzai

Komisioni Evropian është sot për sot institucioni evropian që më së shumti ushqen autokratë, paralizon popuj dhe prodhon emigrantët e ardhshëm. Goja plot me demokraci, por asnjë lidhje të vërtetë me të; vetëm teknokraci e llojit udhëzues “for dummies”.

Krejt e kundërta me Parlamentin Evropian, shumë shpesh institucion model i demokracisë.

Në vend se të luajë në terrene të qeta e të thata, duke u sjellë rretheqark narracionit të Ramës, Ursula von der Leyen me dy minuta guxim, mund ta kishte ndihmuar protestën disamujore që kërkon ta demokratizojë Shqipërinë. Por, Ursula dhe Komisioni Evropian nuk besojnë më në popuj, në “Demos”.

Lexo më shumë  Kosova nënshkruan memorandum me IUCN-në për mbrojtjen e natyrës

Me formulën e thjeshtuar ku s’ka popull, por vetëm qytetarë, ku civili nuk është politik, por vetëm subjekt ekonomik, demokratizimi i Shqipërisë mbetet ekskluzivitet i pushtetit të Ramës.

Thënë ndryshe, duhet të shpresojmë se Ursula do ta bindë Ramën, rreth të cilit graviton korrupsioni, oligarkia dhe krimi i organizuar, që ky të gjejë mirësinë dhe të zhdukë grabitjen e parave të shqiptarëve në nivele të larta, grabitjen e pasurive të Shqipërisë nga oligarkia e pushtetit dhe ekonominë e bazuar në kartelin e drogës.

Lexo më shumë  Putini nuk heq dorë nga Beogradi edhe pa Vuçiçin! Lavrov kërkon garanci nga qeveria e re e Serbisë, premtimi i Vulinit

Shqiptarët kanë muaj që po i japin botës leksion të demokracisë. Ata kanë njëri-tjetrin dhe kjo i bën aq të fuqishëm sa kanë gjunjëzuar klanin Rama që e ka futur Shqipërinë në llum.

Ursula me qëndrim të rraskapitur nuk e dobëson protestën, por ekspozon dobësimin e Komisionit Evropian.

Pikërisht këtë dobësi, këtu e shumë kohë e lëvron autokrati Vuçiq dhe sigurisht, do të vazhdojë ta vjelë edhe miku i tij autokrat, Edi Rama.

YouTube player