Bota

Komandanti ukrainas në Azovstal: Armiku ka depërtuar brenda perimetrit të fabrikës

Komandanti ukrainas Denys Prokopenko, tregon për luftime të ashpra brenda kompleksit të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, raporton CNN.

Prokopenko është komandant i Regjimentit Azov që po qëndron brenda fabrikës së çelikut.

“Për dy ditë tash, armiku ka depërtuar në territorin e fabrikës. Ka luftime të ashpra të përgjakshme”, ka thënë ai. “Unë jam krenar me ushtarët e mi që po bëjnë një angazhim mbinjerëzor për të frenuar armikun. E falënderoj gjithë botën për përkrahjen e jashtëzakonshme për rezistencën në Mariupol. Situata është ekstremisht e vështirë, por do të vazhdojmë të mbrohemi”, ka thënë Prokopenko.

Lexo më shumë  “Putini nuk duhet të fitojë”, Rutte: Mbështetja ushtarake për Ukrainën duhet të vazhdojë, Rusia mbetet kërcënim për Evropën

Fabrika Azovstal të mërkurën është përballë me bombardime të rënda.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Vizat, Sanksionet, Paratë: Si planifikon BE-ja të zgjasë ndalimet për atletët rusë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *