Bota

Komandanti rus konfirmon: Synimet e fazës së dytë, Donbasi dhe korridori për në Krime

Rusia konfirmon qëllimet e saj në fazën e dytë të të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” në Ukrainë. Detyra e ushtarëve të Moskës është që të marrin kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës Jugore, si dhe të sigurojnë një korridor tokësor për Krimenë. Këtë e konfirmoi Rustam Minnekajev, zëvendëskomandant i qarkut qendror ushtarak të Federatës Ruse.

Komentet e tij erdhën në asamblenë e përgjithshme vjetore të Sindikatës së kompanive të industrive të mbrojtjes në rajonin Sverdlovsk.

Komandanti shtoi se kontrolli mbi Ukrainën jugore do t’i japë Rusisë qasje në Transnistri, një rajon separatist në Moldavi, ku është stacionuar një kontigjent i ushtrisë së Moskës që prej fillimit të viteve ’90. Ministria ruse e Mbrojtjes, e kontaktuar nga BBC tha se po shqyrton këto deklarata.

Lexo më shumë  Bideni zotohet t’ia dërgojë Ukrainës ndihmat e reja këtë javë

Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi të sqaronte se çfarë territoresh nënkuptonte komandanti me Ukrainën Jugore. Ai u përqendrua kryesisht në shkëmbimet tregtare me perëndimin dhe saktësoi se Rusia nuk ka bërë asnjë ndryshim të periudhës kohore për zhvendosjen e pagesave për gazin rus në Rubla.

“Kemi një dekret presidencial dhe afatet janë përcaktuar. Furnizimet që janë në progres për muajin prill duhet të paguhen në maj, sipas dekretit presidencial”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.

Lexo më shumë  Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Zëdhënësi i Kremlinit pati dhe një reagim ndaj Japonisë, që katër ishujt e kontestuar i konsideroi të pushtuara nga Rusia. Peskov tha se ato janë pjesë përbërëse e Federatës Ruse. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *