Lajme

Komandanti Jashari përcjell nga afër përgatitjet për DV-Day të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është e gatshme për realizimin e DV-Day të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”, një nga stërvitjet më të rëndësishme të saj për këtë vit.

Në një postim zyrtar, FSK ka njoftuar se Komandanti i saj, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po ndjek nga afër demonstrimet finale para zhvillimit të ditës kryesore të ushtrimit.

“Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari është duke përcjellur nga afër demonstrimet finale të përgatitura për DV-Day, ku me këtë rast Komanda e Forcës Tokësore ka brifuar për rrjedhën e ushtrimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ushtrimi “Ujku Shigjetë” ka për qëllim testimin e aftësive operacionale dhe koordinimit ndërmjet njësive të ndryshme të FSK-së në kushte të ndryshme terreni, si dhe rritjen e gatishmërisë për misione të ndërlikuara fushore.

Lexo më shumë  Ajeti jep një lajm të mirë: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kontinent

Rruga Press

YouTube player