Lajme

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në Veri rrezikojnë të kthehen në dhunë

Komandanti KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari gjatë javës është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Goran Rakiç, kryetar i Partisë Lista Serbe, si dhe dhe kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës.

Komandanti i KFOR-it diskutoi situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe i informoi palët për aktivitetet dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të vazhduar sigurimin dhe lirinë e lëvizjes dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të situatës.

Lexo më shumë  Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

“Komandanti i KFOR-it, në përputhje me deklaratat e mëparshme, ka bërë të qartë se trupat e KFOR-it nuk kanë qenë të angazhuara në aktivitete stërvitore me Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, siç thuhet gabimisht në disa raportime mediatike.

Ai përsëriti gjithashtu se KFOR-i i monitoroi me shqetësim postblloqet në veri të Kosovës më 31 korrik dhe rikujtoi rrezikun që një situatë kaq e tensionuar të shndërrohet në incidente të dhunshme.

Lexo më shumë  Bekim Hamëz Jashari: Nuk kam fjalë! Për aksionet e policisë në veri thonë dhunë, për institucionet paralele prokuroria thotë s'ka prova

KFOR-i mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar kornizën e sigurisë në të cilën mund të vazhdojë Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Gjenerali Kajari u bëri thirrje palëve që të shmangin veprimet e njëanshme, të ruajnë përmbajtjen dhe të përmbahen nga dhuna”, thuhet në komunikatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *