Bota

Bomba ruse në rajonin Zaporizhzhia, 5 viktima, Pentagoni jep 182 milionë dollarë për blerjen e raketave Nasams

Pesë civilë humbën jetën pas një sulmi nga forcat ruse mbrëmjen e djeshme në ndërtesat e banimit në fshatin e pushtuar Kamianka, në distriktin Polohy të rajonit të Zaporizhzhia. Lajmi u bë i ditur nga kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Starukh, sipas Telegram, cituar nga Ukrainska Pravda.

Mes viktimave, theksoi Starukh, ka edhe një grua 29-vjeçare dhe dy fëmijët e saj.

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk

Ndërkohë Pentagoni ka nënshkruar një kontratë prej 182 milionë dollarësh me prodhuesin e armëve Raytheon për blerjen e sistemeve raketore anti-ajrore Nasams me rreze të shkurtër dhe të mesme për Ukrainën. Këtë e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, i cituar nga agjencia ruse Tass. “Raytheon Co.” nga Teëksbury, Massachusetts i është dhënë një kontratë me çmim fiks prej 182,295,333 dollarësh për të blerë sistemet kombëtare të avancuara të raketave tokë-ajër.

Ndërkaq në mesazhin e tij të zakonshëm, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina ka eksportuar milionat e para të produkteve bujqësore në pak më pak se një muaj që nga rihapja e porteve në Detin e Zi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *