Lajme

Komandanti i KFOR-it: Ka pasur njerëz të cilët me qëllim e kanë nxitur turmën

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” thotë se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët “me qëllim e kanë nxitur turmën” e banorëve serbë të cilët janë mbledhur prej katër ditësh para objektit komunal.

Ndërkohë ai ka vënë theksin te rëndësia e pranisë së KFOR-it në komunat veriore të Kosovës, duke thënë se po të mos ishte misioni gjërat do të kishin shkuar shumë më keq.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

“Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, e ka përshkruar Ristuccia situatën që do të mund të përshkallëzonte më tej pa praninë e KFOR-it.

Më 26 maj në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok qytetarët serbë kanë protestuar duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale. Protestat kanë vazhduar me dhunë nga protestuesit të cilët përveç automjeteve që dëmtuan, kanë lënduar e plagosur ushtarë të KFOR-it e pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

700 trupa shtesë të NATO-s do të dislokohen në Kosovë, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për trupa të tjerë në rast nevoje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *