KryesoreLajme

Komandanti i KFOR-it dhe ministri Maqedonci diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Prishtinë.

Gjatë takimit, ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës. Gjeneralmajor Ulutaş theksoi përkushtimin e KFOR-it për mbështetjen e sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe në rajon.

Lexo më shumë  Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes!

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me qëllim të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë.

Ky mision bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre si institucione përgjegjëse për sigurinë.

Lexo më shumë  Toka bujqësore për të huajt, ekspertët paralajmërojnë pabarazi dhe rrezik për ish-pronarët

Rruga Press

YouTube player