Lajme

Komanda e Forcave Tokësore kryen trajnimin “Simboli I Ujkut 2023”

Në kuadër të planifikimeve për ngritjen dhe avancimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ka realizuar trajnimin ,,Simboli I Ujkut 2023”.

Në ceremoninë e organizuar në Kazermën, “Ushtarët e NATO-s” në Istog, shefi i shtabit të KFT-së kolonel Valdet Berisha theksoi se “ky trajnim e rritë nivelin e aftësive profesionale taktike dhe të udhëheqjes së pjesëtarëve për të manovruar e vepruar nën stres dhe situata të ndërlikuara në fushë-betejë”.

Lexo më shumë  Brukseli ka humbur durimin - BE po shqyrton sanksione ndaj Vuçiqit

Ai theksoi se nga raportimet e instruktorëve, kursantët kanë dëshmuar përkushtim dhe angazhim serioz, disiplina dhe gatishmëria e pjesëtarëve në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve me saktësi dhe në nivel të lartë profesional është ajo që atë dhe stafin e Shtabit të KFT-së e bënë më së shumti krenarë”.

Trajnimi ,,Simboli i Ujkut 2023 ”ishte gjenerata e nëntë me radhë e planifikuar dhe realizuar nga KFT, ku pjesëtarët u sfiduan në shumë disiplina, ku treguan performance dhe lidership gjatë periudhës se trajnimit, trajnimi u realizua në terren malor dhe urban, dhe nën kushte të vështira të motit.

Lexo më shumë  Klodian Allajbeu do të “amnestohet” me shtetësi të Kosovës nga Vjosa Osmani?

Rruga Press

YouTube player