Lajme

Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ-në, “Lëvizja Bashkë” regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit

Partia “Lëvizja Bashkë” me kryetar Arlind Qorin do të regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri.

Vendimi është marrë sot në seancën e mbajtur në orën 15:00 nga Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Në këtë seancë u vendos rrëzimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosregjistrimin e partisë në fjalë në zgjedhje dhe detyrimin e KQZ-së për zbatimin e këtij vendimi.

Lexo më shumë  “Nuk ka kthim pas!”/ 121 ditë revoltë, protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Drejtësia të veprojë

Pjesë nga njoftimi:

Me vendimin Nr. 4, datë 21.03.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor,

                                                        VENDOSI:

Pranimin e padisë.

Detyrimin e palës së paditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të regjistrojë partinë politike “Lëvizja Bashkë” si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e organeve për qeverisjen vendore të datës 14 maj 2023.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.

Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.

U shpall në Tiranë më datë 21.03.2023.

Rruga Press

Lexo më shumë  Të akuzuarit serbë për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *