KryesoreLajme

Koalicionet nuk i kryen punë/ Arian Tahiri i PDK-së, merr më pak vota në balotazh, se në raundin e parë

Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Mitrovicën e Jugut, nuk arriti ta ruajë përkrahjen e raundit të parë në balotazhin e së dielës.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtura më 12 tetor, Tahiri kishte fituar 47.57 për qind të votave, ose gjithsej 15,708 vota. Ndërsa në raundin e dytë, sipas rezultateve preliminare pa përfshirë votat me postë dhe ato me kusht, ai mori 46.53 për qind, ose 15,522 vota – pra më pak se në garën e parë.

Lexo më shumë  Rrustemi kritikon Gjykatën Kushtetuese për anulimin e 13 ligjeve: Vendim në kundërshtim me praktikën parlamentare, të përligjur nga vetë GJK

Tahiri kishte bërë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por siç duket, ky bashkim i forcave nuk solli rezultatet e pritura.

Një javë më parë, në një debat televiziv, këtë rrezik e kishte paralajmëruar edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Po të isha në vend të Arian Tahirit, nuk do të bëja koalicion me asnjë subjekt tjetër politik, por vetëm me qytetarin. Unë kam qenë në balotazh dy herë dhe kam bërë koalicion vetëm me qytetarin. Koalicionet të prishin punë sepse votuesi yt irritohet dhe nuk vrapon me të njëjtin motiv si në raundin e parë”, kishte thënë Lladrovci.

Lexo më shumë  Ambasada amerikane në Ukrainë ka paralajmëruar për një sulm serioz ajror që mund të ndodhë në ditët në vijim

Ashtu siç e kishte paralajmëruar ai, rezultoi se Arian Tahiri mori më pak vota në balotazh sesa në raundin e parë, pavarësisht mbështetjes nga dy parti të tjera.

Rruga Press

YouTube player