Lajme

BE: Zgjedhjet ishin dëshmi të demokracisë në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së ambasadores së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka mirëpritur, siç ka thënë, zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës.

Palatova përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale e ka cilësuar si dëshmi të demokracisë në Kosovë.

Lexo më shumë  Mes protestave në Tiranë, Parlamenti njofton se do të mblidhet të enjten

Të dielën qytetarët vendosën se kush do të udhëheqë në Prishtinë, Prizren, Pejë, Junik, Dragash, Gjakovë, Kaçanik, Fushë-Kosovë, Mitrovicë të Jugut, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Obiliq, Klinë, Mamushë dhe Kllokot.

20 komuna e kanë vendosur kryetarin në rundin e parë, i cili është mbajtur më 12 tetor.

Kryetarët e komunave kanë mandat 4-vjeçar.

Rruga Press

YouTube player