Sport

Klubi gjerman solidarizohet me Ukrainën, ndriçon stadiumin me ngjyrat verdh e blu

Situata e tensionuar dhe sulmi në orët e mëngjesit nga Rusia drejt Ukrainës ka prekur te gjithë botën ditën e sotme.

Të gjithë janë solidarizuar me ukrainasit, duke ofruar mbështetjen e tyre, qoftë edhe nëpërmjet mesazhe publike drejtuar popullit ukrainas.

Edhe Augsburg është bërë pjesë e këtij solidarizimi, teksa ka vendosur të ndriçojë stadiumin më ngjyrat e verdha dhe blu, ngjyra karakteristike të flamurit të Ukrainës.

 “Augsburgu është qyteti i paqes! Një angazhim i qartë për bashkëjetesë paqësore në një shoqëri të larmishme nuk është vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne në qytetin tonë, por edhe në mbarë botën. Lufta apo dhuna nuk duhet të përdoren si mjete për të pohuar interesat e veta”, thuhet në postimin e klubit gjerman.



Rruga Press

Lexo më shumë  Fabrizio Romano zbulon se çfarë ka vendosur Chelsea për Armando Brojën
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *