Lajme

KLSH thirrje Bashkisë Tiranë: Të rishikohet pagesa e parkimit

“Bashkia Tiranë duhet të përcaktojë tarifa të reja për parkimet me pagesë.”

Ky është një prej sugjerimeve që bën Kontrolli i Lartë i Shtetit, pa diktuar nëse bileta duhet të rritet apo të ulet.

Në raport theksohet edhe nevoja për një menaxhim më të mirë pasi objektivat që kishte vendosur bashkia në letër, janë përmbushur 80%.

Kryeqyteti ka sot 200 makina për 1000 banorë dhe ky numër pritet të rritet në vazhdim, prandaj parkimet me pagesë janë të dobishme, thotë KLSH.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Por, në terren, është parë se uzurpimet arbitrare dhe bllokimi i posteve nga makinat e ndërtimit, ka penguar qarkullimin e lirshëm.

Bashkia Tiranë ka miratuar, 3 zona parkimi me tarifë 20, 40 dhe 100 lekë në oraret 7:30 deri në 20:00, ndërsa në parkingjet publike, aplikohet tarifë 100 ose 200 lekë për hyrje.

Në krah të rrugës, pronarët e makinave nuk kanë alternativë tjetër pagese, përveçse me telefon. Kjo mënyrë pagese, pa praninë e një punonjësi apo makinete, ka favorizuar gjobëvënien në shumë raste.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Tirana Parking, insitucioni në varësi të Bashkisë mori nga tarifat e parkimit, vitin e kaluar 498 mln lekë, ku pagesa përmes telefonit zuri 1 të pestën e shumës së përgjithshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *