Sport

Klop habit me deklaratën: Nuk firmos me lojtarë që janë të pavaksinuar

Kriza me COVID-in që ka përfshirë Premier Ligën ka detyruar klubet të marrin masa. Jyrgen Klop njoftoi se ai nuk do të firmosë me asnjë lojtar të pavaksinuar në merkaton e muajit të ardhshëm.

“Mendoj se vaksina do të jetë faktor vendimtar, pa dyshim për lojtarët që klubet do të transferojnë.

Nëse një futbollist nuk do të jetë i vaksinuar, ai është një rrezik i vazhdueshëm për të gjithë ne.

Ai nuk dëshiron që të jetë një kërcënim dhe nuk është se ai mendon ‘nuk më plas për të tjerët’, por ai është kërcënim”, tha tekniku gjerman, i cili përpara ndeshjes me Totenhemin humbi edhe Tiagon, një tjetër lojtar i dyshuar si i infektuar.

Van Dajk, Fabinjo dhe Xhons janë aktualisht të infektuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *