Lajme

Klodiana Lala: Tahiri të hapë gojën, të zhdukë disa persona nga politika

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Opinion’ se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duhet të flasë në mënyrë që të zhdukë disa persona nga skena politike.

Lala mendon se Tahiri është një nga personat përgjegjës për kanabizimin por nuk u zgjat më shumë për ketë temë.

Këtu ndërhyri dhe avokati, Maks Haxhia u cili tha se deklarata e tij për tu veshur trashë është keqinterpretuar.

Lexo më shumë  Reagon Taravari: BDI-ja manipuloi me vota joshqiptare, do t’u vijë fundi më 8 maj

DEBATI:

Klodiana Lala: Unë besoj se Tahiri është një nga përgjegjësit kryesor për kanabizimin, por këtu nuk jemi për këtë gjë. Zoti Haxhia e kam dëgjuar me vëmendje, tha atë natë, kështu siç kanë vajtur punët, u këshilloj të gjithëve të vishen trashë. Kështu që Tahiri…

Blendi Fevziu: Të flasë?

Klodiana Lala: Po të flasë…

Maks Haxhia: Jo, mos e keqinterpreto të lutem, nuk e thashë me atë kuptim

Klodiana Lala: Nëse Tahiri dëshiron t’i bëjë një nder këtij vendi është të hapë gojën dhe të flasë. Të zhdukë disa persona nga skena politike.

Rruga Press

Lexo më shumë  Amnesty International dënon sulmin e Veliajt ndaj gazetares Ola Xama
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *