Bota

Klitschko: Linjat e furnizimit janë hapur, njerëzit kthehen për të luftuar ndaj rusëve

Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas të Kievit tha sot se ai beson se rreth dy milionë njerëz kanë mbetur ende në qytet, i cili po shtrydhet nga avancimi i forcave ruse në disa fronte.

Ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko tha se kryeqyteti, normalisht shtëpia e rreth 3.5 milionë njerëzve, kishte mjaftueshëm furnizime jetike për të zgjatur disa javë dhe se linjat e furnizimit brenda dhe jashtë mbetën të hapura për momentin.

Lexo më shumë  Ukraina publikon videon me goditjet më të mëdha të sulmeve me dronë të vitit 2025 mbi objektivat ruse

Ne mendojmë se afër dy milionë njerëz janë ende në Kiev dhe është shumë e rëndësishme t’u ofrohen shërbime njerëzve. Ne tani kemi rrymë, ngrohje, gaz, kemi ujë.”– tha ai.

Klitschko gjithashtu falënderoi vendet për dërgimin e furnizimeve në Ukrainë dhe vlerësoi se Kievi kishte mjaft mallra jetike për të zgjatur edhe dy javë të tjera, megjithëse linjat e furnizimit mbetën të hapura.

Lexo më shumë  Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano për “turistët snajperistë” të luftës

Vëllai i tij Wladimir, gjithashtu një yll i boksit në peshën e rëndë, shtoi në intervistën e përbashkët se disa nga burrat dhe gratë që kishin shoqëruar familjet e tyre në sigurinë relative të perëndimit të vendit po ktheheshin për të marrë pjesë në mbrojtjen e qytetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *