Lajme

Klima e investimeve, DASH: Korrupsioni i lartë, problem edhe kontratat

Shqipëria vijon të jetë një vend i vështirë për të bërë biznes në sytë e investitorëve të huaj, citon Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e fundit të klimës së investimeve.

Korrupsioni, veçanërisht në sistemin gjyqësor, mungesa e transparencës në tendera, konkurrenca e pandershme, ekonomia informale, ndryshimet e shpeshta fiskale dhe zbatimi i dobët i kontratave janë problemet kryesore që hasin të gjithë ata që kanë një sipërmarrje në vendin tonë.

Investitorët që i japin zë këtij publikimi dhe raportimet e zakonta të fenomenit të korrupsionit tregojnë që situata është përkeqësuar ndër vite, ndërsa kontratat PPP kanë zvogëluar madje edhe mundësinë për konkurrencë.

Lexo më shumë  “AKI ka goditur spiunazhin serb” - Maqedonci flet për spiunët dhe luftën hibride serbe

Raporti i DASH nuk lë jashtë dokumentit që përdoret si udhërrëfyes nga investitorët e huaj edhe çështjen e një kompanie amerikane me shtetin shqiptar, tashmë në arbitrazh ndërkombëtar.

Ndërsa shumë nisma si ligji për investimet strategjike, apo për Zonat e Lira Ekonomike nuk kanë gjetur zbatim në tërheqjen e investitorëve të huaj, teksa probleme të vjetra si pronësia mbi tokën, mbrojtja e aksionerëve të vegjël apo pronësia intelektuale vijojnë të mos gjejnë zgjidhje.

Lexo më shumë  Hakmarrje për misrin serb kancerogjen - Serbia bllokon kamionët me fruta-perime nga Shqipëria

Në notat e pakta pozitive, raporti vlerëson reformat e ndërmarra në kuadër të dixhitalizimit dhe i jep një zë të rëndësishëm reformës në drejtësi, me pritshmërinë që kur të jetë e plotë të mundësojë një hap të madh në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimit të klimës së investimeve./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *