Lajme

Klevis Balliu reagon pas deklaratës së Ramës: Akt kundër Kosovës

Klevis Balliu ka reaguar pas njoftimit nga kryeministri Edi Rama se u ka dërguar ndërkombëtarëve një draft për asociacion për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Balliu e cilëson këtë si një akt kundër Kosovës, duke shtuar se Rama është një oficer i Vuçiqit.

“Rama, haptas kundër Kosovës. Rama është kanalizuar prej kohësh si një trashgimtar i linjes vllazërore me Serbinë në gjurmët e themeluestit te kësaj marrëdhenie, Enver Hoxhës.

Sigurisht ata që duhet ta dinë se ku dhe kur daton kjo histori për Ramën, e dinë fare mirë, por sot me deklaratat në parlament ku ai e sulmoi ashpër rezistencën e Kosovës dhe të drejtën mitologjike të saj, Pavarsinë, nuk ka më të verbër.

Ai është në sytë e gjithkujtë në botë si një oficer i Vuçiqit, ai ka urrejtje rraciste për Kosovën njësoj si serbët. Turbullirat e sotme politike nuk do ta shpëtojnë atë nga ndëshkimi Kombëtar”, shprehet ai.

Lexo më shumë  Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *