Kjo është epoka e Albin Kurtit, e subjektivitet politik të Kosovës si shtet. Kthimi i LDK-së, i PDK-së apo i AAK-së është kthim prapa edhe pse në rrafshin e komunës
Shkruan Elvis Hoxha, profesor i filozofisë dhe teorisë politike në Tiranë, rreth zgjedhjeve lokale në Kosovë:
Duke u thënë shpesh “arroganca” e Lëvizjes, ajo po bëhet fakt. Ndërkohë po bëhet normale që në mënyrë arrogante dhe antikushtetuese rrëzohet një qeveri e ligjshme, që prokuroria nuk e godet krimin, që funksionojnë pazare mes PDK-së, LDK-së dhe mediave që mashtrojnë.
Arroganca e Lëvizjes nga disa shihet si e tepërt, mosveprimi i shpejtë nga disa të tjerë shihet si papaftësi e Lëvizjes. Opinioni publik është një instancë që përmes këtyre justifikimeve ia kthen pushtetin lokal arrogancës 20 vjeçare.
Sa per gabimet e Lëvizjes, ato nuk kanë pse bashkojnë aktivistët e saj me argumentet e prodhuar nga mediat e regjimit të vjetër. Është e dobishme për opinionin dallimi i qëndrimeve.
Kjo është epoka e Albin Kurtit. Gjë që do të thotë subjektivitet politik i Kosovës si shtet. Kthimi i LDK-së, i PDK-së apo i AAK-së është kthim prapa edhe pse në rrafshin e komunës.
Një gjë duhet kuptuar. Vota nuk përcakton as pastërtinë e bordeve, as korrektësinë e gjykatave dhe as ndershmërinë e prokurorëve. Vota përcakton fuqitë ekzekutive. Nëse Prishtina dhe Prizreni nuk u fitua, e kemi pakësuar mundësinë e riaftësimit të pushtetit gjyqësor. Kështu që korrupsionit i lihet dorë e lirë dhe vetingu i vështirësohet realizimi.
Rruga Press