Lajme

Kishte vezë në duar, ja momenti kur policë civilë kapin protestuesin. E shtrijnë përtokë dhe e shoqërojnë në komisariat

Dalin pamje të reja nga momenti i shoqërimit të një prej protestuesve që ishte vendosur në Bulevard, teksa paralelisht mbahet seancë plenare dhe protestë para Kuvendit.

Në pamjet e publikuara duket ndërhyrja e efektivëve të policisë të veshur civilë, të cilët kanë kapur dhe më pas e kanë shtrirë në tokë protestuesin. “Kisha blerë vezë”, dëgjohet teksa thotë Jurgen Malka, protestuesi i ndaluar për gazetarin Osman Stafa.

Lexo më shumë  Arrestohet një person për thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës, i dyshuari del se ka dosje për disa raste në Polici. Për posedim të paautorizuar të armës, dhunë në familje dhe vjedhje

Ngjarja është regjistruar gjatë protestës së sotme, e cila po zhvillohet në disa pika të qendrës së Tiranës, ndërsa jashtë Kuvendit vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të shoqërimit dhe arsyeja zyrtare e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesit.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player