Latest News

Kisha Ortodokse Serbe nderon kriminelin që u gjykua nga Haga për krimet në Kosovë

Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të nderojë kriminelët e luftës. Pasi javë më parë, ipeshkvi Irinej nderoi kriminelin e Luftës Vojislav Sheshel, duke ia ndarë urdhrin “Shën Peshkopi Mardaria”, të hënën, medalje ka marrë edhe një kriminel tjetër serb i gjykuar nga Tribunali i Hagës – Vladimir Lazareviq, shkruan portali i pavarur serb “N1”.

Në Manastirin e Shën Nikollës në Vranjë, peshkopi Pahomie nderoi të dënuarin e Hagës, Lazareviq me “Urdhrin e Surdulicës”.

Lazareviq është gjeneral në pension i ish-Ushtrisë Jugosllave, i dënuar me 14 vjet burgim nga Tribunali i Hagës për përgjegjësi komanduese, ndihmë dhe nxitje për krime kundër njerëzimit, të cilat përfshijnë edhe deportimin dhe transferimin e detyruar të civilëve shqiptarë të Kosovës.

Pasi kreu dy të tretat e dënimit në burg, u vendos që ai të lihej i lirë.

Kjo nuk është hera e parë që Lazareviq nderohet në Serbi. Ai para disa vitesh ishte shpallur qytetar nderi i Komunës Pantelej të Nishit.

Në fakt, Kisha Ortodokse Serbe dhe politika e Beogradit, vlerësohet se kanë ndikim te njëra-tjetra.

Kjo kishë shpesh është akuzuar për përfshirje në procese politike dhe për nxitje të tensioneve si në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. Roli i saj, sipas mediumeve të pavarura serbe, shpesh është desktruktiv.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *