Bota

Kinë, shteti merr kontrollin e të dhënave që mbledhin gjigantët e teknologjisë

Qyteti kinez Tianjin u ka kërkuar kompanive të kontrolluara nga bashkia që të transferojnë të dhënat e tyre nga operatorët e sektorit privat si Alibaba Group dhe Tencent Holdings në një sistem cloud të mbështetur nga shteti. Sipas një dokumenti të cilit i referohet Reuters, kompanive u është lënë kohë deri vitin e ardhshëm për ta mbyllur plotësisht këtë operacion.

Qyteti në jug të Pekinit me 14 milionë banorë e mori këtë vendim në një kohë kur Kina po shton kontrollet mbi kompanitë që ruajnë dhe menaxhojnë sasi të mëdha të dhënash.

Lexo më shumë  Zelensky e quan të padrejtë propozimin gjerman për anëtarësim: Kievi do të mbetej pa zë

Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Aseteve në pronësi të Tianjin (SASAC), i cili mbikëqyr kompanitë e mbështetura nga qeveria lokale, thotë në një dokument që mban datën 12 gusht se po ndjek udhëzimet e dhëna nga Këshilli i Shtetit.

Kompanitë që mbajnë të dhënat e tyre në platformat cloud të menaxhuara nga palë të treta, si ato të Huawei Technologies, Alibaba dhe Tencent do të duhet të kalojnë në një cloud të drejtuar nga qeveria e quajtur “guoziyun”, që përkthehet si “cloud i aseteve shtetërore”, dy muaj para skadimit të kontratës, thuhet në dokument.

Lexo më shumë  Polonia forcon krahun lindor të NATO-s me aeroplanët luftarakë amerikanë F-35

Të gjitha të dhënat duhet të zhvendosen nga 30 shtatori 2022, thuhet në dokument, ku specifikohet se “guoziyun” po krijohet dhe puna përgatitore përfundon brenda gushtit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *