Bota

Kina do të japë 1.1 milion paund ndihmë për Ukrainën

Ministria e Jashtme kineze ka thënë se Kryqi i Kuq do të ofrojë 10 milionë juanë shtesë (1.1 milion £) ndihmë humanitare për Ukrainën.

Kjo vjen pas paralajmërimit të Presidentit amerikan, Joe Biden për “pasojat” që Kina do të ketë nëse do të ndihmojë Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Lexo më shumë  “Dhunë e kërcënime”, Serbia fundoset në Indeksin e Lirisë së Shtypit, më e dobëta në Ballkanin Perëndimor

Kjo mund të detyrojë presidentin kinez Xi Jinping të zgjedhë midis një marrëdhënieje të gjatë fitimprurëse tregtare me Perëndimin dhe një partneriteti strategjik në rritje me Moskën.

Biden mbajti një video-telefonatë gati dy-orëshe me Xi të premten, me Shtëpinë e Bardhë që konfirmoi se sanksionet ndaj Kinës ishin një opsion, shkruan Skynews. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Izraeli kap pranë Kretës flotën e drejtuar për në Gazë dhe arreston 175 aktivistë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *