Bota

Kina dërgon dhjetëra avionë luftarakë afër Tajvanit si “paralajmërim i ashpër”

Kina ka nisur stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit të shtunën si një “paralajmërim i ashpër” pasi shprehu zemërimin për një ndalesë në Shtetet e Bashkuara nga zëvendëspresidenti i ishullit, William Lai.

Lai u kthye të premten nga vizita në Paraguay gjatë së cilës ndaloi shkurt edhe në New York dhe San Francisko.

Lexo më shumë  Macron paralajmëron Zelenskyn: SHBA-të mund të tradhtojnë Ukrainën në territor

Kina ka reaguar ashpër për ndalesat në SHBA dhe të shtunën ka thënë se Lai është një “ngatërrestar”, ndërsa u zotua të marrë hapa për sigurinë e integritetit territorial dhe sovranitetin.

Ushtria “nisi patrullat e përbashkëta ajrore dhe detare si dhe stërvitjet ushtarake të marinës dhe forcave ajrore në ishullin e Tajvanit”, është cituar të thotë zëdhënësi i ushtrisë kineze, Shi Yi.

Tajvani ka thënë se 42 avionë luftarakë janë futur në zonën e saj ajrore.

Kina ka thënë se stërvitjet ishin për të testuar aftësinë e ushtrisë që “të marrë kontroll të hapësirave ajrore dhe detare” dhe të luftojë “në kushte reale lufte”.

Tajvani këto lëvizje i ka quajtur provokim dhe ka theksuar se do të nisë forcat e duhura për t’u përgjigjur.

Rruga Press

YouTube player