Kina bën thirrje për përmbajtje në Ukrainë, kundërshton termin ‘pushtim’
Kina përsëriti të enjten thirrjen për të gjitha palët e përfshira në situatën në Ukrainë që të përmbahen dhe hodhi poshtë përshkrimin e një gazetari të huaj për veprimet e Rusisë si një “pushtim”.
Komentet u bënë nga zëdhënësja e ministrisë së jashtme Hua Chunying në një konferencë të rregullt ditore.
Rusia ka nisur sot pushtimin e plotë të Ukrainës, gjë që ka hasur në kundërshtime të mëdha me NATO-n, SHBA-në e Perëndimin.
Rruga Press

