Bota

Kina akuzohet për sulme kibernetike kundër Ukrainës disa ditë para pushtimit rus

Kina organizoi një sulm të madh kibernetik ndaj objekteve ushtarake dhe bërthamore të Ukrainës si ndihmë për pushtimin nga Rusia, sipas shërbimit të sigurisë të Ukrainës (SBU), shkruan The Times.

Më shumë se 600 faqe interneti që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes në Kiev dhe institucioneve të tjera pësuan mijëra përpjekje hakerimi, të cilat u koordinuan nga qeveria kineze, sipas SBU.

Agjencia e spiunazhit zbuloi se, si shenjë e dukshme e bashkëpunimit për pushtimin e Ukrainës, sulmet kineze filluan para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin dhe arritën kulmin më 23 shkurt, një ditë para se trupat dhe tanket ruse të kalonin kufirin.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

SBU ka thënë se sulmet e Kinës synonin të depërtonin në objektiva duke filluar nga forcat e mbrojtjes kufitare deri te banka kombëtare dhe autoriteti hekurudhor. Ato u krijuan për të vjedhur të dhëna dhe për të eksploruar mënyra për të mbyllur ose prishur infrastrukturën të mbrojtjes dhe civile.

Rusia gjithashtu u përpoq të gjymtonte rrjetet kompjuterike të Ukrainës dhe të kompromentonte faqet e internetit të qeverisë përpara se të niste pushtimin, por SBU-ja tha se sulmet kineze mund të dalloheshin nga mjetet dhe metodat e përdorua kibernetike të Ushtrisë Çlirimtare Popullore kineze.

Shërbimi britanik i inteligjencës ka thënë se janë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për hetimin e këtyre akuave.

Burimet e inteligjencës amerikane e kishin parashikuar të saktë informacionin për sulmin kibernetik kinez ndaj objekteve të qeverisë ukrainase përpara pushtimit rus.

Pekini ka refuzuar të dënojë pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kina mund të ndëshkohet me sanksione perëndimore nëse vërtetohet se po mbështet luftën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *