Opinion/Aktualitet

Kim Mehmeti: Shqiptaria e jeton epokën e turpit të vet politik

Shkruan Kim Mehmeti

Kryeministri i Shqipërisë ka anuluar mbledhjen mes dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ku ta dish mbase kështu e dënon Kosovën për arrestimin e kriminelit serb në veri të vendit?!

Dhe mbase i çon sinjal Beogradit se ai kurrë nuk do e shkelë besën e dhënë nga paraardhësit e tij ideologjik dhe se përjetë do i mbetet besnik projektit që ka për qëllim, Ballkanin ta bëjë Serbosllavi!

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Sidoqoftë duhet pranuar: Kryeministri i sotëm i Shqipërisë ia doli ta realizojë ëndrrën shekullore të elitave antishqiptare serbe – që përçarja brenda shqiptare t’i arrijë ato përmasa perverse sa të thuhet se shqiptaria e jeton epokën e turpit të vet politik!

Siç duhet pranuar se në Shqipëri nuk është më e qartë nëse patriotizmi shqiptar apo proserbizmi të sjellin pikë politike dhe të mbajnë në pushtet?!

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Po pra, farën e kësa përçarje brendashqiptare, në arën e shqiptarisë, e mbolli Kryeministri i sotëm i Shqipërisë i cili u tregua aq properëndimorë, aq strateg i madh global dhe aq mendje hapur, sa Shqipërinë e vëllazëroi me Beogradin, por e armiqësoi me Prishtinën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *