Bota

Kim Jong Un do ta vizitojë Putinin në Rusi për të diskutuar për armatim

Lideri verikorean Kim Jong Un planifikon ta vizitojë Rusinë këtë muaj për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, ka thënë një zyrtar amerikan për “CBS”.

Dy liderët do të diskutojnë për mundësinë që Korea e Veriut ta furnizojë Moskën me armatim për ta vazhduar luftën në Ukrainë.

Nuk është bërë i qartë lokacioni se ku është i planifikuar takimi.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Thuhet se Kim Jon Un me shumë gjasë do të udhëtojë me një tren të blinduar.

Shtëpia e Bardhë më herët kishte thënë se ka informata të reja se po zhvillohen bisedime për armë mes dy shteteve.

Këshilltari i SHBA-së për Siguri Kombëtare, John Kirby, kishte thënë se ministri i Mbrojtjes së Rusisë së fundi kishte udhëtuar në Kore të Veriut për ta “bindur Pyongyangun që ta furnizojë me artileri Rusinë”.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Putin e Kim Jon Un që nga atëherë kanë pasur shkëmbim të letrave ku “janë zotuar për forcim të bashkëpunimit bilateral”.

Rruga Press

YouTube player