Bota

Kili, Kongresi miraton projektligjin për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini

KILI – Kongresi i Kilit ka miratuar të martën projektligjin për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini, duke u bashkuar me pjesën tjetër të vendeve të Amerikës Latine me shumicë katolike që kanë ligje të ngjashme. Kjo masë që mbështetet nga presidenti Sebastian Pinera, i cili duhet ta nënshkruaj për ta bërë ligj, gjithashtu do t’ua mundësojë çifteve të së njëjtës gjini të birësojnë fëmijë.

Lexo më shumë  Gjenerali norvegjez: Rusia mund të kryejë një pushtim tjetër për të mbrojtur pasurinë bërthamore

Projektligji u miratua pas një procesi të gjatë rreth katër vjet, me 82 vota për dhe 20 kundër dhe pati dy abstenime. Përveç Kilit, në Amerikën Latine, çiftet e të së njëjtës gjini, mund të martohen edhe në Kosta Rika, Ekuador, Kolumbi, Brazil, Uruguai dhe Argjentinë, si dhe në 14 shtete të Meksikës. 

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Dosjet Epstein: Këshilli i Evropës i heq imunitetin ish-sekretarit të Përgjithshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *