Lajme

Kikia: Çështja duhet përqëndruar jo te vjedhja e parave, por te burimi i tyre

Gazetari Mentor Kikia thotë se hetimet për grabitjen spektakolare të pastrueses Rozeta Dobi nuk duhet të përqendrohen më shumë në mënyrën si u vodhën ato para, por kujt i përkasin dhe cili është burimi i tyre.

Kikia ngriti alarmin për faktin se si një ngjarje ordinere zbulon një dyshim të madh për abuzimin e supozuar që mund të ketë bërë me postet zyrtarja e lartë e shtetit.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

“Paratë e rregullta duhet të qëndronin në banka, kështu që nëse dikush do të posedonte para të pastra s’do t’i kishte në shtëpi. Lajmi nuk është që një grua grabiti shtëpinë ku punonte, por zbuloi që ky akt kriminal bie mbi një nëpunëse të nivelit të lartë që i përket nivelit të administratës që duhet të deklarojë pasurinë.

Në këtë vend ka njerëz që mbajnë në shtëpi shuma të mëdha parash që nuk vijnë nga burime të ligjshme. Hetimi më i madh nuk dihet të shkojë si u krye vjedhja, por që njerëz të nivelit të lartë posedojnë këto para që nuk u dihet origjina”, tha Kikia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *