Bota

Kievi përparon me 2 kilometra në Bakhmut

Ushtria ukrainase po përparon në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore që ka qenë i rrethuar prej muajsh nga ushtria ruse.

Siç kanë bërë të ditur vetë zyrtarët në ukrainë, Kievi përparon me 2.6 kilometra në Bakhmut, dhe kanë goditur rusët me raketa.

Ndërkohe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendit të tij i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofensivë të shumëpritur kundër Rusisë, pasi ushtria ka ende nevojë për ndihmën e premtuar perëndimore.

Sulmi i pritshëm mund të jetë vendimtar në luftë, duke rivizatuar vijat e frontit që për muaj të tërë kanë mbetur të pandryshuara.

Do të jetë një provë vendimtare për Ukrainën, dhe është për tu provuar se ndihma e marrë mund të rezultojë në fitime të mëdha në fushën e betejës.

Lexo më shumë  Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

“Me atë që kemi ne mund të shkojmë përpara dhe të jemi të suksesshëm. Por ne do të humbnim shumë njerëz. Unë mendoj se kjo është e papranueshme. Pra, ne duhet të presim. Na duhet ende pak më shumë kohë”, tha ai në selinë e tij në Kiev gjatë një interviste.

Presidenti i përshkroi brigadat luftarake, disa prej të cilave u trajnuan nga vendet e NATO-s, si “të gatshme”, por tha se ushtrisë ende i duheshin “disa gjëra”, duke përfshirë automjete të blinduara.

Lexo më shumë  Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Kur dhe ku do të ndodhë shtytja e Ukrainës është një sekret. Forcat ruse kanë fortifikuar mbrojtjen e tyre përgjatë vijës së frontit 1,450 km (900 milje) të gjatë, e cila shkon nga rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk në Zaporizhzhia dhe Kherson në jug.

Presidenti, megjithatë, shprehu besimin se ushtria ukrainase mund të përparojë, duke paralajmëruar për rreziqet e një “konflikti të ngrirë”, i cili, tha ai, ishte ajo në të cilën Rusia “po llogariste”.

Për Kievin, çdo rezultat që shihet si zhgënjyes në Perëndim mund të nënkuptojë një reduktim të mbështetjes ushtarake dhe presionit për të negociuar me Rusinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *