Kiev: operacioni pa drita në zemrën e një fëmijë (video)
Siç po shihet prej ditësh, sulmet ruse në Ukrainë po synojnë objektet energjetike, me qëllim kolapsimin e jetës aty. Kjo, pasi Moska po dështon “në sheshin e burrave” – në fushëbetejën klasike.
Kësisoj, një video tronditëse është publikuar nga Guardian, me mjekët në një spital të Kievit që kryejnë një operacion në zemër të hapur mbi një fëmijë, ndërsa qyteti është zhytur në errësirë.
Sipas Borys Todurov, kirurgut që filmoi operacionin, ai tashmë ishte duke u zhvilluar kur papritmas u shua rryma. “Kështu po bëjmë sot operacionin në zemër”, tha ai.
Rruga Press