Lajme

KFOR: Prapa protestuesve në veri ishin grupet kriminale

Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, në një konferencë për media të mbajtur të premten ka thënë se ishte e qartë që prapa protestuesve serbë në veri, qëndronin grupe kriminale, që tentuan t’i sulmonin trupat e KFOR-it.

Gallieni ka thënë se gjatë protestës në Zveçan u lënduan disa ushtarë të KFOR-it.

“Duke nisur nga 29 maji trupa shtesë të KFOR-it u dislokuan në veri të Kosovës pasi katër kryetarët ditë më parë tentuan të futen në zyra me forcë. KFOR-i ishte aty për të parandaluar përshkallëzim të mëtejmë të protestës dhe më 29 në një komunë të veçantë (Zveçan v.j.) ndodhi një protestë e madhe. Ushtarët e KFOR-it u përfshinë në protestën e dhunshme. Gjatë protestës ushtarët u lënduan nga gurë, eksplozivë të improvizuar dhe armë zjarri. Ishte e qartë se njerëzit po tentonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë se prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”, ka theksuar Gallieni.

Lexo më shumë  Muja për anëtarësimin në KiE: Është pazakontë në histori që të vendosen kushtëzime të tilla

Sipas tij është detyrë e Policisë së Kosovës që t’i gjejë e t’i kapë këto grupe.

“Ishte e qartë se qytetarët deshën protesta paqësore, por prapa tyre fshiheshin grupe të organizuara që të sulmojnë dhe është detyrë parësore e Policisë së Kosovës që të ndërmarrë aksione të nevojshme për të gjetur këto grupe dhe nëse ka krim, ta kapë”, është shprehur ai.

Ai ka deklaruar se pas protestave, shumë ushtarë nga kontingjenti italian u lënduan. Në fillim sipas tij ishin 11 nga kontingjenti italian e 19 nga ai hungarez. Ndërkohë që në ditët në vijim, sipas tij, edhe të tjerë u paraqitën me lëndime të lehta.

Lexo më shumë  Banka Botërore mbështet përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë

“Pas 29 majit, NATO vendosi të përforcojë KFOR-in duke dërguar trupa shtesë. Nga 5 qershori, 500 nga kontingjenti turk filloi të dislokohet në Kosovë. Dislokimi ka përfunduar, janë brenda barrikadave të KFOR-it, po stërviten që të jenë gati brenda ditësh të dislokohen kur të jetë e nevojshme të mbështesin trupat e KFOR-it”, ka deklaruar ai, duke shtuar se do të jenë në Kosovë deri sa të jetë e nevojshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *