Lajme

KFOR për situatën në Kosovë: Kemi mjetet e nevojshme dhe jemi gati të ndërhyjmë

Në Kosovë janë shtuar zërat që kërkojnë ndërhyrjen e KFOR-it për heqjen e barrikadave të vendosura nga serbët në veri të vendit. Misioni ushtarak ndërkombëtar në një reagim aps dy shpërthimeve në mitrovicë, ndonëse nuk ka ndërhyrë për lirimin e rrugëve ka dërguar një mesazh për Serbinë duke theksuar se i ka mjetet e nevojshme për të ruajtur paqen në rajon dhe se është gati për të ndërhyrë në çdo rast.

Misioni ndërkombëtar ushtarak në Kosovë, KFOR ka reaguar pak orë pas shpërthimeve në veri të Mitrovicës duke i dërguar një mesazh të qartë Beogradit.

 Komandanti gjeneral-major Angelo Michele Ristuçia, theksoi se KFOR-i ka aftësitë dhe mjetet e duhura për të parandaluar dhunën dhe për të siguruar kushte që inkurajojnë dialogun e mëtejshëm politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nën lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Në këtë kuadër, KFOR-i ka shtuar praninë e trupave dhe mjeteve në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

“Ky shtim ishte i nevojshëm, duke pasur parasysh raportimet e fundit për praninë e supozuar të mundshme të grupeve të organizuara kriminale që ishin përfshirë në protesta”. “Ka shumë aktorë në terren të përkushtuar për të bërë përparim, por KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të reaguar. Ne jemi të përgatitur të ndërhyjmë, nëse është e nevojshme,” thuhet në njoftim.

Reagimi vjen vetëm pak orë pasi në Mitrovicën e Veriut mbrëmjen e 20 dhjetorit kanë ndodhur dy shpërthime, që dyshohet të jenë shkaktuar nga hedhja e bombave në Lagjen e Boshnjakëve dhe te Tre Rrokaqiejt.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se njëri nga shpërthimet në Lagjen e Boshnjakëve ndodhi në afërsi të ekipit të televizionit TV1.

Pas këtyre incidenteve, KFOR theksoi se përdorimi i dhunës dhe sjellja agresive në veri për të ndikuar në vendimet politike në Kosovë, është e papranueshme duke shtuar se është përgjegjësi e të gjithëve që të garantojnë sigurinë kolektive të rajonit.

Zyrtarët e policisë së Kosovës kanë thënë se shpërthimet në veri po shqetësojnë qytetarët shqiptarë dhe serbë të zonës ndërsa barrikadat po pengojnë lëvizjen e tyre për nevojat e përditshme.

Ekspertët e sigurisë dhe analistët në Kosovë mendojnë se KFOR duhet të ndërhyjë vetë për heqjen e barrikadave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *