KFOR-i italian kryen patrullime përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it kanë kryer patrullime në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, kjo është bërë me qëllim të monitorimit të territorit dhe sigurimit të kornizës adekuate të sigurisë.
“KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si mandat i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.
Rruga Press