Shëndetësi

Këto janë tri pyetjet në lidhje me variantin e ri Omicron që shkencëtarët po përpiqen t’u përgjigjen

Pas një fundjave pushimi që filloi me tituj të furishëm për një variant të ri të coronavirusit dhe përfundoi me rivendosjen e ndalimeve të udhëtimit nga disa vende, presidenti Joe Biden u përpoq të qetësonte publikun amerikan gjatë një konference për shtyp të hënën.

“Ky variant është një shkak për shqetësim, jo një shkak për panik”, ka thënë Biden për B.1.1.529, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut më 9 nëntor dhe u raportua në Organizatën Botërore të Shëndetësisë më 24 nëntor.

Varianti u quajt Omicron dhe u konsiderua një “variant shqetësues” nga OBSH, pjesërisht sepse provat paraprake sugjerojnë se mund të rrisë rrezikun e riinfektimit me COVID-19.

Por tani për tani, kjo është e gjitha që ekspertët dinë.

Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, do të duhen afërsisht dy javë që shkencëtarët të prodhojnë të dhëna përfundimtare se sa lehtë përhapet Omicron dhe nëse është më i rrezikshëm apo vdekjeprurës se variantet e kaluara, tha Dr. Anthony Fauci, mjeku kryesor i sëmundjeve infektive në vend.

Derisa të dimë më shumë, Fauci theksoi se vaksinat përforcuese për amerikanët e vaksinuar plotësisht – dhe dozat fillestare për të pavaksinuarit – janë mbrojtja më e mirë e disponueshme kundër infeksionit të rëndë dhe vdekjes nga COVID-19, duke përfshirë rastet që kanë origjinën nga varianti Omicron.

Ndërkohë, këtu janë pyetjet kryesore që shkencëtarët po përpiqen t’u përgjigjen:

A është Omicron më i transmetueshëm se Delta?

Provat e hershme sugjerojnë se mund të jetë.

Omicron ka më shumë se 30 mutacione në proteinën S të virusit, e cila del nga sipërfaqja e virusit dhe të cilën vaksinat i mësojnë sistemet tona imune t’i identifikojnë.

Për krahasim, Delta, varianti mbizotërues i virusit në të gjithë botën, ka nga 11 deri në 15 mutacione në proteinën e saj S, sipas CDC.

Konstelacioni i mutacioneve të Omicron, i shoqëruar me përhapjen e tij të shpejtë në Afrikën Jugore, e bën që Nevan Krogan, një biolog molekular në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, të besojë se Omicron përhapet aq lehtë sa Delta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *