Lajme

“Këta më pushkatuan gjyshin!”/ Incident në Shkodër, qytetari i prish axhendën Benet Becit

Në Shkodër, një incident ka ndodhur në ceremoninë që përkujton 77- vjetorin e kryengritjes antikomuniste të Postribës.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, një nga të pranishmit që i kishin pushkatuar gjyshin, mori kurorat me lule duke i hedhur në rrugë, në shenjë revolte.

Kryebashkiaku i Shkodrës i Partisë Socialiste, Benet Beci nuk mbajti asnjë fjalim të rastit dhe nuk iu përgjigj gazetarëve.

Lexo më shumë  Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së, Tritan Shehu thirrje Kuvendit: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, çështje urgjente!

“Këta më vranë gjyshin, pse kanë ardhur sot këtu?” dëgjohet duke thënë qytetari.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Britania: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999