Bota

Këshilltari i Zelensky: “Marrëveshja mund të arrihet brenda 10 ditëve”

“Një nga pikat kyçe të marrëveshjes së paqes do të jetë armëpushimi i menjëhershëm dhe tërheqja totale e ushtrisë ruse nga territori ukrainas,” tha këshilltari i presidentit Zelensky, në një intervistë për mediat polake, sipas la repubblica.

Mykhailo Podolyak, tha gjithashtu se sa kohë do të duhet, sipas tij, për të arritur një marrëveshje për të gjitha pikat e mosmarrëveshjes.

Lexo më shumë  Ushtria e Putinit pëson humbje dramatike! Mbi 50 mijë ushtarë rusë vdiqën ose u plagosën në fushën e betejës në shtator

“Nga disa ditë në një javë e gjysmë. Megjithatë, negociatat do të jenë një proces të vazhdueshëm në të cilin do të marrin pjesë jo vetëm Rusia dhe Ukraina.

Partnerët tanë, përfshirë Poloninë, gjithashtu do të marrin pjesë në mënyrë indirekte sepse ne nuk duam thjesht të nënshkruajmë një marrëveshje, por të zhvillojmë një mekanizëm konkret që garanton sigurinë tonë në të ardhmen,”përfundoi Podolyak.

Lexo më shumë  Gjashtë senatorë deklaratë kundër planit të Trumpit për blerjen e naftës nga Rusia, mes tyre katër republikanë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *