Lajme

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Darko Radojeviq, këshilltar në kabinetin e kryetarit të komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar për median “Danas” në Serbi se nuk është i vetmi serb që ka hyrë në institucionet e Kosovës pas zgjedhjeve të bojkotuara nga serbët. Ai fajëson Listën Serbe për situatën aktuale, shkruan ky medium.

Pas zgjedhjeve lokale, të cilat pasuan largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe dorëheqjen e kryetarëve serbë, udhëheqjen e komunave në veri të Kosovës e morën kryetarët e nacionalitetit shqiptar shkruan mediumi serb ‘Danas”.Një numër i vogël i serbëve iu afruan kryetarëve të komunave – në mesin e tyre edhe Radojeviq nga Zubin Potoku, anëtar i partisë së Nenad Rashiqit, ministri aktual për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë  e Kosovës.

Radojeviq ishte anëtar i Komisionit zgjedhor komunal në Zubin Potok gjatë votimit të mbajtur së fundmi për shkarkimin e kryetarit.

Siç tregon ai, aktualisht në këtë komunë nuk janë më shumë se 2,500 banorë.

“Gjithçka që shihni është krijuar nga Lista Serbe, që nuk ka më shumë se 2500 njerëz këtu dhe është vërtet e trishtueshme. Jo vetëm këtu, njerëzit janë larguar”, thotë Radojeviq.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Ai thotë se ka pranuar të jetë këshilltar për të punuar për të mirën e komunitetit të tij.

“Shumë njerëz po shpërngulen, është një temë e gjerë, ka shumë për të thënë, por me një fjalë, ne kemi dështuar kolektivisht”, thotë ai për këtë medium.

Në pyetjen se si e shohin serbët pjesëmarrjen e tij në kabinetin e kryetarit të komunës, të cilën e konsiderojnë jo-legjitime, ai përgjigjet se presioni është aq i madh saqë njerëzit nuk lejohen të shprehin mendimin e tyre dhe se disa e mbështesin atë, por jo publikisht.

“Nuk kam qenë i vetmi që kam hyrë në institucionet e Kosovës, nuk i kam krijuar unë institucionet e Kosovës, ato janë krijuar nga të tjerët…Unë nuk jam për politika të nivelit të lartë, jam për tema lokale, e di se çfarë i duhet çdo qytetari”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se nuk di çfarë të bëjë pas referendumit të dështuar për zëvendësimin e kryetarit dhe vëren se gjendja ekonomike është shumë e keqe dhe se njerëzit janë të lidhur me Serbinë sepse marrin rroga dhe pensione.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

“E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të rrisim pak njerëzit me ekonomi dhe t’i mbajmë këtu”…

Radojeviq posaçërisht theksoi problemin e tij personal me ish-kryetarin e Listës Serbe dhe ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili tani është deputet në Kuvendin e Serbisë.

Ai shpjegon se ai dhe Rakiq kanë punuar së bashku në qendrën e zjarrfikësve dhe se në vitin 2015 e ka detyruar atë të largohet nga puna kur u bë kryetar komune.

“Unë duhej të integrohesha sipas Marrëveshjes së Brukselit, por kur u bënë zgjedhjet e para sipas marrëveshjes, atëherë në Shërbimin e Zjarrfikësve, komandanti Ljubisha Vuçiniq më tha se duhet të votoja për Listën Serbe. Pas kësaj, pas zgjedhjeve, kishte pak dhe më pushuan nga puna. Si koleg ka qenë i mirë, e ka marrë politika, nuk i ka pëlqyer që nuk kam votuar Listën Serbe, por kaq”, pohon ai.

Rakiq nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve rreth këtyre deklaratave, shkruan mediumi serb.

Rruga Press

YouTube player