Këshilltarët e Putinit shumë të frikësuar t’ia thonë të vërtetën për Ukrainën
Rusia e ka keqvlerësuar masivisht situatën në Ukrainë dhe disa nga këshilltarët e presidentit rus Vladimir Putin nuk po i thonë të vërtetën nga frika, sipas Shtëpisë së Bardhë dhe inteligjencës britanike, shkruan BBC të enjten.
“Këshilltarët e Putinit kanë frikë t’i thonë të vërtetën, por ajo që po ndodh në Ukrainë dhe shkalla e këtyre gjykimeve të gabuara duhet të jetë e qartë për regjimin rus. E gjitha i shtohet llogaritjes së gabuar strategjike që udhëheqësit perëndimorë e paralajmëruan Putinin se do të ndodhte. Është bërë lufta e tij personale, me koston që paguhet nga njerëz të pafajshëm në Ukrainë dhe, gjithnjë e më shumë, nga rusët e zakonshëm gjithashtu”, ka thënë kreu i agjencisë britanike të inteligjencës, Jeremy Fleming.
Putinit nuk i është thënë gjithashtu për ndikimin e plotë të sanksioneve në ekonominë ruse, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
Rusia e nisi me qëllime të tjera pushtimin e Ukrainës, por falë rezistencës dhe sanksioneve, duket si një strategji e dështuar.
Rruga Press